Përdorimi i teknologjisë në Shqipëri, mbi mesataren e vendeve të Ballkanit

Përdorimi i teknologjisë në Shqipëri, mbi mesataren e vendeve të Ballkanit

Kompanitë shqiptare renditen të parat në rajon  dhe mbi mesastaren e Bashkimit Europian përsa i përket përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale në aktivitetin e tyre .Në një raport të fundit të Këshillit për  Bashkëpunim Rajonal, rezulton se mbi  12% e kompanive shqiptare përdorin inteligjencën artificiale, nivel ky   që rezulton sa dyfishi i mesatares rajonale  që është 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.Por përtej kësaj bizneset  shqiptare kanë vënë në përdorim edhe teknologji të tjera të avancuara dhe 23 % e kompanive  raportuan se përdorin zgjidhje cloud, 33% përdorën analizat e të dhënave e cila qëndron mbi mesataren e rajonit .Në raport vlerësohet edhe niveli i  e-faturimit i cili përdoret nga me 54% të bizneseve, krahasuar me...