Shqipëria prezantohet në Francë me artistë të shquar shqiptarë

Shqipëria prezantohet në Francë me artistë të shquar shqiptarë

Shqipëria është prezantuar në Festival du Périgord Noir, një nga festivalet muzikore më të njohura në Francë, ku muzika ndërthuri traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, këtë përvojë e ka cilësuar një udhëtim i paharrueshëm, ku Shqipëria jo vetëm u dëgjua, por edhe u ndje me emocion, nostalgji dhe gëzim. “Flaka Goranci & Togha Quartet sollën “Meloditë Shqiptare”, duke rikthyer në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore. Miksi, Yara Kasti & Tsanta ndezën atmosferën me një koncert të hapur nën qiellin e Terrasson-Lavilledieu, duke ndërthurur muzikë nga Shqipëria në Siri, Liban, Francë e Iran”, ka thënë ministri Blendi Gonxhja. Tedi Papavrami & Maki Okada po ashtu kanë dhuruar një udhëtim virtuoz që kaloi përmes Shqipërisë, Italisë, Spanjës...