Fluks i lartë në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Fluks i lartë në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë pasagjerë dhe 11 428 automjete. Fluksi i lëvizjeve është pak më i ulët sesa një javë më parë kur të dhënat zyrtare raportonin 42.585 pasagjerë dhe 13.333 automjete. Nga dita e premte në të martë, tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas kanë operuar me lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e udhëtarëve dhe automjeteve. Sipas shifrave që vijnë nga kapiteneria e portit bëhet e ditur se pasagjerë në hyrje në këto 5 ditë janë regjistruar 12 945, ndërsa automjete 3774. Në dalje fluksi i lëvizjeve ka qenë më i lartë, duke regjistruar 25 033 vetë në ikje dhe...