SHBA: Mbështetje ajrore Ukrainës! Presidenti amerikan thotë se disa rajone në lindje tashmë kontrollohen nga Rusia

SHBA: Mbështetje ajrore Ukrainës! Presidenti amerikan thotë se disa rajone në lindje tashmë kontrollohen nga Rusia

Pas takimeve maratonë si fillim me kreun e kremlinit Vladimir Putin e më pas me homologun e tij ukrainas Volodymir Zelensky, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shpreh se vendi i tij mund të ofrojë mbështetje ajrore për arritjen e një marrëveshje paqeje në Ukrainë. “Kur bëhet fjalë për sigurinë, evropianët janë të gatshëm të dërgojnë njerëz në terren. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata me gjëra të ndryshme, veçanërisht, ndoshta… nga ajri”, tha Trump. Ndërsa u pyet nëse në takime pati diskutime për shkëmbim territoresh, kryesisht për Donbasin, ai u përgjigj: Nuk është një luftë që duhej të kishte filluar. Nuk mund  të luftosh me  një komb që është 10 herë më i madh se ti.  Një pjesë e madhe e territorit është marrë dhe...