Elon Musk lë pas “America Party” dhe përplasjet me Trump, miliarderi i njohur vendos të mbështesë JD Vance për presidencën e SHBA

Elon Musk lë pas “America Party” dhe përplasjet me Trump, miliarderi i njohur vendos të mbështesë JD Vance për presidencën e SHBA

Elon Musk ka hequr dorë nga planet për të krijuar një parti të tretë politike në SHBA dhe tani po fokuson pasurinë e tij për të mbështetur JD Vance si presidentin e ardhshëm. Themeluesi i Tesla dhe ish-drejtues i DOGE, kishte kaluar muaj të tensionuar duke punuar me presidentin Donald Trump dhe tani preferon të shmangë përplasjet me republikanët. Ai ka vendosur të bashkohet me figura të tjera të teknologjisë që mbështesin Vance, i cili pritet të kandidojë në 2028 si pasardhës i mundshëm i Trump, sipas asaj që raporton The Wall Street Journal. Përveç Musk, mbështetje financiare ndaj Vance kanë dhënë edhe Peter Thiel, David Sacks, Anthony Wood dhe Palmer Luckey. Sondazhet e fundit tregojnë Vance si favorit për nominimin republikan. Musk ka shprehur...