Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ilir Beqaj lë spitalin pas një muaji, rikthehet në burgun e Durrësit
Ilir Beqaj DURRËS-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore është rikthyer në burgun e Durrësit. Beqaj për më shumë se një muaj ishte i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ish-ministri u dërgua me urgjencë në spital në fillim të muajit korrik, pasi pësoi një alergji akute të shfaqur në lëkurë, e shoqëruar me temperaturë të lartë dhe infeksion. Pas ndërhyrjes mjekësore, gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të burgut. Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up./ZËRI