Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Gjermani – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në autostradën Salzburg-Mynih, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus është përplasur me një kamion. Sipas të dhënave të fundit nga policia gjermane, 30 nga 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë pësuar lëndime, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Katër persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Mediat gjermane raportojnë se autobusi vinte nga Kosova. “Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njoftojnë mediat vendase. Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit e kishte parë kamionin që po vinte përpara shumë vonë. Ai u përpoq të devijonte...