Paqe pas tarifave të Trump, India dhe Kina rinisin lidhjet tregtare e fluturimet direkte

Paqe pas tarifave të Trump, India dhe Kina rinisin lidhjet tregtare e fluturimet direkte

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, dhe ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, kanë vlerësuar “përparimin e qëndrueshëm” në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke rënë dakord të rifillojnë lidhjet tregtare, fluturimet direkte dhe shkëmbimet kulturore, si dhe të punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë kufitare në Himalaje. Vizita e Wang Yi në Nju Delhi u zhvillua në një klimë të re gjeopolitike të shkaktuar nga regjimi i tarifave të presidentit amerikan Donald Trump, që ka tronditur rendin ndërkombëtar. Sipas njoftimeve nga Pekini, palët ranë dakord gjithashtu për lëshimin e vizave për gazetarët dhe lehtësimin e shkëmbimeve të biznesit. Modi, në rrjetet sociale, theksoi respektin për “interesat dhe ndjeshmëritë reciproke”, ndërsa Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se marrëdhëniet janë futur në një “rrugë zhvillimi...