Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dëmshpërblimet për pronarët, ATP shpërndan mbi 136 milionë lekë vetëm në korrik, kompensim edhe me sipërfaqe fizike
                            Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Përgjatë muajit Korrik 2025, sa i takon trajtimit të kërkesave për përfitimin e shpërblimit për pronat e zëna nga ndërtimet informale, ATP bën me dije se numri i dosjeve të reja rezulton në 71, ndërsa janë ekzekutuar 161 dosje. Vlera e dosjeve të ekzekutuara arrin në 136.9 milionë lekë apo 1.4 milionë euro në muajin korrik. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton gjithashtu se gjatë muajit Korrik 2025 ka realizuar kompensimin financiar të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimet për 1 dosje deri në vlerën 1.5 milionë lekë, ku vlera e ekzekutuar është 1.45 milionë lekë.  Ndërsa janë trajtuar 4 dosje me...