Eksperti i sigurisë: Dëmet nga zjarret kapin vlerën e 325 milionë eurove, institucionet të pafuqishme

Eksperti i sigurisë: Dëmet nga zjarret kapin vlerën e 325 milionë eurove, institucionet të pafuqishme

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka ngritur alarmin për situatën e zjarreve që po përfshin vendin gjatë kësaj vere, duke deklaruar se dëmet e shkaktuara kapin vlerën e 325 milionë eurove, ndërsa institucionet nuk po marrin masa efektive për parandalimin e tyre. I ftuar në News24, Softa tha se përsëritja e situatës çdo vit është e papranueshme dhe kërkon organizim të ri dhe të centralizuar në nivel kombëtar. “Klima ka ndryshuar shumë. Shqipëria po përballet prej vitesh me zjarre masive. Nuk është më një rastësi. Në vend që të përpiqemi t’i fikim me vonesë, duhet të fokusohemi te parandalimi,” deklaroi Softa. Eksperti vuri në dukje se përveç dëmeve ekonomike të mëdha, zjarret kanë shkaktuar dëmtime serioze të pasurisë natyrore dhe njerëzore – përfshirë djegien e...