Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina: Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sa i përket eksporteve, rezulton se rritja më e madhe është regjistruar me Kosovën, me një rritje prej 72.5%, ndjekur nga Greqia me 14.8% dhe Gjermania me 0.6%. Por çfarë ka eksportuar Shqipëria më së shumti drejt këtyre vendeve? Në rastin e Greqisë, vlera totale e eksporteve sipas grupmallrave për muajin korrik arriti në 2.7 miliardë lekë, ku vlerën më të madhe e përbën eksporti i grupit të tekstileve dhe këpucëve. Pas këtij grupi, eksportet më të larta janë regjistruar për mineralet, lëndët djegëse dhe energjinë...