Mark Rutte jep lajmin: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

Mark Rutte jep lajmin: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi sot se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe. Në deklaratën e tij, Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë. Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035. Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.