Gjashtë luftërat që Trump pretendon se i ka përfunduar, dhe pse nuk është e vërtetë

Gjashtë luftërat që Trump pretendon se i ka përfunduar, dhe pse nuk është e vërtetë

Në ambicien e tij të shprehur disa herë për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, Donald Trump deklaroi dje, gjatë samitit në Uashington me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë, se ai ka “ndalur gjashtë luftëra”, duke lënë të kuptohet se tani po punon për t’i dhënë fund së shtatës, asaj midis Rusisë dhe Ukrainës. “Nëse i shikoni gjashtë marrëveshjet e paqes që kam arritur këtë vit,” tha Trump, “të gjitha ishin vende në luftë. Unë nuk bëj armëpushime, unë bëj drejtpërdrejt paqe”: duke nënkuptuar se edhe mes Rusisë dhe Ukrainës nuk po negocion më për një armëpushim, siç kishte premtuar deri në prag të samitit në Alaskë, por po synon drejtpërdrejt një marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit. Por gazeta “The Guardian” pas një verifikimi shkruan...