Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulohen gjurmë të një qyteti antik ilir në Bushat, Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik
Gjurmë të një qyteti antik ilir janë zbuluar në Bushat të Shkodrës, duke e pasuruar këtë qytet me një sit të ri arkeologjik. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga gërmimet arkeologjike që po kryhen. Qyteti antik ilir daton në shek. IV p.e.s. Kryeministri bën me dije se, përmes në bashkëpunimi institucional, po hartohet edhe zonifikimi arkeologjik për administrimin e këtij siti. “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama. Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga...