Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Në gjysmën e dytë të gushtit, Durrësi ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm në bregdet, por edhe në sitet arkeologjike dhe historike të qytetit. Amfiteatri, Torra Veneciane, Hamami mesjetar, si dhe monumente të tjera të kulturës, po vizitohen çdo ditë nga turistë vendas e të huaj. “Ne kemi pasur një fluks shumë të madh vizitorësh, jo vetëm në kullën veneciane të qytetit të Durrësit, po në të gjitha monumentet”, tha Ina Aljazi, specialiste pranë Qendrës Muzeore Durrës. Vetëm në Torrën Veneciane, një nga pikat më tërheqëse të qytetit, mbi 6 mijë vizitorë kanë hyrë gjatë këtij viti, duke treguar interesin e madh që zgjon trashëgimia kulturore e Durrësit. “Vizitorët kanë qenë të vendeve të ndryshme. Dominojnë vizitorët nga Evropa perëndimore, Evropa lindore,...