Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Tregtia e armëve në duart e Ron Yeffet, si e përgatiti Rama monopolin për ‘biznesmenin’ izraelit
Brenda 5 muajve tregtia e armëve në Shqipëri ka kaluar nën kontrollin e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, mik i kryeministrit Edi Rama. Me mbështetjen e vendimeve qeveritare dhe bashkëpunimin me kompaninë publike “Kayo”, Yeffet ka krijuar “Timak Defence”, duke marrë pjesën më të madhe të aksioneve. Lëvizjet e shpejta dhe ndryshimet në objektet e kompanive tregojnë një skemë të mirorganizuar, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria shqiptare. SYRI TV Miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet (Ron Jefet), prej disa vitesh ka hyrë në tregjet më të rëndësishme në Shqipëri, në energjetikë, pajisje këmbimi për mjete fluturuese dhe transport. Por, prej prillit 2025, ai u përfshi edhe në industrinë e armatimit. Lëvizja e tij tregtare tregoi më vonë se nuk ishte thjesht një trill...