Berisha: Narko-eurot kanë hyrë me kontejnerë, rrëzuan përtokë euron

Berisha: Narko-eurot kanë hyrë me kontejnerë, rrëzuan përtokë euron

Kreu i PD, Sali Berisha pas disa ditëve pushim, në deklaratën e përditshme me mediat, tha se eksportet kanë pësuar rënie të vazhdueshme për shkak të narko-euros që sipas kryedemokratit janë futur me kontejnerë dhe autobusa në Shqipëri. ”Mashtrimi publik i institucioneve të narkoshtetit është fytyra e vërtetë e tyre, është tipari më themelor i këtyre institucioneve. Në këtë garë të turpshme, mashtrimi publik përbën krim në ligjet e vendit dhe në ligjet e çdo shteti, është angazhuar me forcën më të madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet. Eksportet, për shkak të...