Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pse e kërkon Putin Donbasin? Territoret e kontestuara ukrainase dhe rëndësia e tyre strategjike e simbolike
Në samitin e Alaskës, Vladimir Putin e ktheu kontrollin e plotë të Donbasit, ish zemrës industrial të Ukrainës në lindje, një kusht qendror për fundin e luftës. Burime me njohuri mbi bisedimet thonë se presidenti rus insistoi që forcat ukrainase të tërhiqeshin nga Donetsku dhe Luhansku, dy rajonet që përbëjnë Donbasin, në këmbim të ngrirjes së luftimeve përgjatë pjesës tjetër të vijës së frontit. Volodymyr Zelensky ka refuzuar vazhdimisht të heqë dorë nga çdo territor nën kontrollin e Kievit, cka e bën Donbasin një nga pikat kryesore të përplasjes në negociatat e paqes. Një ide e tillë duket se është thelbësisht jopopullore në vend: rreth 75% e ukrainasve kundërshtojnë zyrtarisht dhënien e çdo toke Rusisë, sipas sondazheve nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev. Përpjekja...