Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kolegji rrëzon padinë, Ulliri nuk i merr mandatin Arjan Ndojës
Kolegji Zgjedhori mori pak minuta kohë për të shqyrtuar padinë e Andia Ulliri e cila kërkon mandatin e dytë të deputetes për shkak të kuotës gjinore. Argumentet e padisë ajo nuk mundi ti shprehte në sallën e Gjyqit, pasi trupa nuk e legjitimoi si palë paditëse. Ky vendim duket se nuk e kishte surprizuar avokatin e Andia Ullirit, Indrit Sefën, i cili lajmëroi ankimim në Kushtetuese. Në qarkun e Durrësit PD fitoi vetëm një mandat në listë të hapur, nën emrin e Arjan Ndojës si deputeti më i votuar, por Ulliri e aspironte atë nën argumentin kuotës gjinore.