Afera ‘CEZ-DIA’/ Gjykata Kushtetuese vendos fatin e Ismailajt! Ja çfarë rrezikon biznesmeni

Afera ‘CEZ-DIA’/ Gjykata Kushtetuese vendos fatin e Ismailajt! Ja çfarë rrezikon biznesmeni

Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA. Në ankim, Ismailaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara gjatë hetimit, rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë. Çështja në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet vetëm mbi bazë dokumentesh. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin...