Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga familja mbretërore në gjykatë! Djali i princeshës së Norvegjisë akuzohet për 4 raste përdhunimi, rrezikon deri në 10 vite burg
Marius Borg Høiby, djali i princeshës norvegjeze Mette-Marit, është akuzuar për 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim, njoftoi prokurori shtetëror. Høiby pritet të dalë para gjykatës në fillim të vitit të ardhshëm dhe mund të përballet me deri 10 vite burg nëse shpallet fajtor për akuzat më serioze. Sipas aktakuzës, Høiby dyshohet për përdhunimin e katër grave të ndryshme, dhunë në marrëdhënie të mëparshme dhe regjistrimin e paligjshëm të disa grave, përfshirë organet gjenitale, pa dijeninë dhe pëlqimin e tyre. Ai akuzohet gjithashtu për ngacmim të policisë dhe shkelje trafiku. Avokati i Høiby, Petar Sekulic, bashkë me Ellen Holager Andaenæs, tha: “Klienti ynë mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual, si dhe shumicën e akuzave për dhunë. Ai do të paraqesë versionin e...