Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik! Gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir (FOTO)
Kryemnistri Edi Rama ka ndarë pamje nga siti i ri arkeologjik që është zbuluar në Bushat të Shkodrës. “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.