Rama ndan pamje nga “Shtegu i Ngjyrave” në Shishtavec

Rama ndan pamje nga “Shtegu i Ngjyrave” në Shishtavec

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga “Shtegu i Ngjyrave” në Shishtavec, Kukës, i cili është shndërruar në një destinacion turistikë tejet të vizituar nga vendas e të huaj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan: “Shtegu i Ngjyrave, Shishtavec, Kukës”, duke e shoqëruar me pamje të mrekullueshme nga destinacioni turistik. Të pasionuarit pas ngjitjeve dhe turizmit malor nuk duhet të humbasin kalimin në Shishtavec-Çajë, që njihet edhe si “Shtegu i Ngjyrave”. Shtegu i Ngjyrave, si pjesë e kurorës së Bjeshkëve të Kukësit fillon nga Shishtaveci deri në Çajë dhe është 13 km i gjatë”, thekson Agjencia Kombëtare e Turizmit. Ky shteg është destinacioni turistik më i vizituar, falë promovimit të vazhdueshëm. Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të...