Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja korrupsioni dhe pazaret e njeriut të akuzuar si të lidhur ngushtë me kryeministrin Rama te AKSHI, si humbi…
Më 13 gusht 2025, një seri vendimesh të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) nxorën në pah një prapaskenë të pazakontë në garën për tendera publikë. Përballë njëri-tjetrit ishin dy kampe të njohura të tregut të IT-së: Advanced Business Solutions (ABS) e Gerond Meçes dhe EA/Soft Solution e Ermal Beqirit, e lidhur ngushtë me Armand Frangën, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama. Pas muajsh betejash ligjore, ABS u tërhoq papritur nga pesë ankimime kyçe, duke humbur mbi 50 mijë euro tarifa ankimi dhe duke i hapur rrugë fitores së grupit rival. Një lëvizje e beftë që ka ngritur dyshime për pazare në prapaskenë, presion politik dhe një skemë të sofistikuar për kontrollin e tenderëve publikë. Tërheqja e papritur dhe pasojat Dokumentet zyrtare tregojnë se ABS, në bashkëpunim...