Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mundësi sulmesh nga Rusia, DW: Estonezët nuk frikësohen, po përgatiten!
Përkundër paralajmërimeve nga Finlanda se Rusia mund të sulmojë në një moment Skandinavinë dhe vendet baltike, estonezët nuk tremben. Por ata po përgatiten. Kodukohvikute päused, që përkthehet si “Ditët e Kafeneve në Shtëpi”, është kulmi i verës në Hiiumaa. Gjatë një fundjave të zgjatur në gusht, banorët e këtij ishulli estonez, i dyti më i madh në Detin Baltik, hapin shtëpitë e tyre për tre ditë dhe u ofrojnë fqinjëve ëmbëlsira shtëpie, peshk të tymosur dhe birrë shtëpie. Me të qeshura dhe këngë fëmijësh, ata festojnë verën e tyre të shkurtër estoneze dhe veten e tyre. Ave Ungro e konsideron këtë festë si “jashtëzakonisht të rëndësishme” tani, në kohë lufte. Kjo grua 44-vjeçare sapo ka mbërritur në Kodukohvikute päusid me vajzën e saj gjashtëvjeçare. “Ndihmon...