“Dukesh shumë mirë me këtë kostum”/ Trump për Zelenskyn: Kështu mendoj dhe unë, ia thashë

“Dukesh shumë mirë me këtë kostum”/ Trump për Zelenskyn: Kështu mendoj dhe unë, ia thashë

Takimi i rëndësishëm Trump-Zelenksy është shoqëruar edhe me nota humori, ndryshe nga takimi i parë mes tyre. Njëri nga gazetarët u dëgjua teksa i tha Zelenskyt se “duket shumë bukur me kostumin që ka veshur”. Këtë e aprovoi edhe presidenti Donald Trump i cili tha “kështu mendoj dhe unë, ia thashë”. Kjo vjen pas kritikave që mori Zelensky në takimin në zyrën Ovale për veshjen e tij “jo serioze” sipas amerikanëve. Top Channel