Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prag takimi, Trump i vendos kushte Zelenskyyt: Hiq dorë nga Krimea dhe anëtarësimi në NATO
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA- Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump. Teksa takimi pritet të nisë Trump ka një kërkesë për presidentin e Ukrainës. Presidenti amerikan Donald Trump tha se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë, duke përfshirë që Ukraina të heqë dorë nga Krimea dhe të pranojë të mos bashkohet kurrë me NATO-n, që lufta të marrë fund. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën. Ai u prit nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley. Së bashku me Rutte-n, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri britanik Keir...