Takimi me Zelenskyn dhe liderët europianë, Trump: Një ditë e madhe sot në Shtëpinë e Bardhë

Takimi me Zelenskyn dhe liderët europianë, Trump: Një ditë e madhe sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas samitit në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte. ”Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën. Të shohim se cilat do të jenë rezultatet”. Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin e tij social Truth para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë. Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, do të marrë pjesë në takimin mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Uashington....