Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Përplasen ‘kokë më kokë’ tre automjete, plagosen drejtuesit
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasen mes njëra-tjetrës,ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre. Në aksident janë përfshirë: mjeti tip Opel, mjeti tip Fiat, dhe mjeti, tip furgon. Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit,për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në dinamikën e aksidentit. Forcat e policisë pas mbërritjes në vendngjarje kanë stabilizuar në një kohë rekorsld edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks,që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.