Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dhunojnë me sende të forta nënë e bir, arrestohen dy vëllezër në Sarandë, pronarë të një lavazhi
Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy vëllezër, të akuzuar si autorë të plagosjes së nënë e bir pasditen e djeshme në lagjen nr. 4 të Sarandës. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për parkimin, kur vëllezërit Romeo dhe Fabion Laze, pronarë të një lavazhi, goditën me sende të forta nënë e bir përkatësisht N. A dhe E. A. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.45 të së dielës, 17 gusht, ku në konflikt u përfshinë të paktën 6 persona.Nënë e bir u goditën me grushte, shkopinj e sende të forta, duke marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë. Ata kishin marrë goditje të shumta në kokë e trup, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën....