Në burg prej 7-muajsh/ Veliaj kërkesë në GJKKO: Hetimet e SPAK të shpallen të pavlefshme

Në burg prej 7-muajsh/ Veliaj kërkesë në GJKKO: Hetimet e SPAK të shpallen të pavlefshme

Erion Veliaj TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ndodhur në burg prej muajit shkurt, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në kërkesën prej 77 faqesh, kryebashkiaku rendit të gjitha shkeljet e bëra nga SPAK lidhur me hetimin ndaj tij, si dhe argumenton të gjitha arsyet pse hetimet e deritanishme duhet të shpallen të pavlefshme.  Konkretisht Veliaj pretendon se nuk i është dhënë e drejta për mbrojtje efektive, pasi i është refuzuar koha e nevojshme për njohjen e akteve. Në procesin hetimor sipas tij janë përdorur ekspert të varur nga vetë organi i akuzës, në kundërshtim me standardet...