Arrestimet e Çopjës dhe Çelës, ja si u gjunjëzua perandoria kriminale nga SPAK

Arrestimet e Çopjës dhe Çelës, ja si u gjunjëzua perandoria kriminale nga SPAK

Arrestimet e Çopjës dhe Çelës shënuan gjunjëzimin e një perandorie kriminale, që kishte investuar miliona në resorte turistike, vila, apartamente luksoze, madje edhe në tokë bujqësore në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Franc Çopja, i arrestuar në Dubai në fund të vitit 2023 dhe i ekstraduar në Belgjikë, po gjykohet për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Ervis Çela i cili kishte qenë në arrati për 11 vjet, u kap më 29 qershor të këtij viti në fshatin bregdetar të Qeparoit, duke i dhënë fund një kërkimi shumëvjeçar nga autoritetet shqiptare dhe italiane. Ai është dënuar me 30 vite heqje lirie, ndërsa i kanë mbetur për të vuajtur një dënim prej 21 vjetësh burg për vrasje, rrëmbim, përpjekje për fshehje të trupit, kërcënime, mbajtje të paligjshme të...