Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku si pasojë humbi jetën një person. Sipas uniformave blu mësohet se janë plagosur tre persona, kur një kamion u përplas me dy automjete. “Rreth orës 12:10, në aksin rrugor ‘Shkodër–Lezhë’, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al