Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
“Tregu i lirë” i lë në errësirë bizneset e Kosovës, mbi 90% shkëputen nga rrjeti elektrik
Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se ka filluar shkëputjen e bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë. Deri tani janë shkëputur qindra njehsorë nga 1.400 në total që do t’i nënshtrohen këtij procesi. Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga...