No Image Available

GJK drejt bllokimit/ KED pezullon garën, Parlamenti pret vendimin e Gjykatës më 16 tetor

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Procesi i rikonfigurimit të Gjykatës Kushtetuese, rrezikon të futet sërish në ngërç institucional. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të rihapë garën, pasi pas verifikimeve rezultuan më pak se tre kandidatë që plotësonin kushtet ligjore për vendin vakant në Gjykatë. Konkretisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Pikërisht debati kryesor lidhet me mënyrën e llogaritjes së mandateve, pra a do të jetë një mandat i plotë 9-vjeçar apo gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin e tyre me mandate të pjesshme (për të respektuar...