Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Meloni përplaset me Macronin: Rusia ka 1.3 milionë ushtarë, ne sa duhet të dërgojmë në Ukrainë?
Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët që do të paraqitet sot në Shtëpinë e Bardhë, kur liderët kryesorë europianë, presidentja e BE-së von der Leyen, kreu i NATO-s Rutte do të takojnë Trump dhe Zelensky. Pastaj në mbrëmje Giorgia Meloni — gjithnjë me telefon në dorë — u nis për në Uashington. Askush nuk e di nëse do të bëhet një hap i vërtetë përpara. Sigurisht që synimi është të mos përsëritet skena e gjashtë muajve më parë, kur Trump e “shpërfilli” Zelenskyn para kamerave, në një përplasje epike. Aq sa, tregojnë, pika e vërtetë e ngërçit mbrëmjen e djeshme në bisedimet mes liderëve ka qenë pikërisht formati i...