Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ministri Gonxhja: Do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, ministri Gonxhja: Do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse Tiranës së shekullit të XXI dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Gonxhja krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.