Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit ende aktive, ja si praqitet situata ditën e sotme
Foto ilustruese KORÇË- Vatra e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vazhdon të jetë ende aktiv, ku flakët janë përhapur poshtë piramidës 15. Aktualisht, raportohet se zjarri nuk është përhapur në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur. Ndërkohë, rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, po punojnë për izolimin e flakëve me qëllimin parandalimin e përhapjes së mëtejshme dhe shuarjen e plotë. Reshjet e shiut të parashikuara për mesditën e sotme, mbeten shpresë për neutralizimin e vatrave./ZËRI