Zjarr në “Kthesën e Patosit”, përfshihet nga flakët pjesa e pasme e një servisi automjetesh

Zjarr në “Kthesën e Patosit”, përfshihet nga flakët pjesa e pasme e një servisi automjetesh

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në afërsi të “Kthesës së Patosit”, ku pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur, duke shkaktuar panik te banorët dhe qytetarët që kalonin pranë zonës.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë me intensitet për neutralizimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në ambiente të tjera. Përveç forcave zjarrfikëse, në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë e qytetarëve, si dhe grupi hetimor, që ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA...