Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti ukrainas Zelenski dhe liderët kryesorë europianë në rresht para Trumpit!
“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social në një sërë postimesh mbrëmjen e 17 gushtit, vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti ukrainas Zelenski nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues. Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar...