Drejtori i QSUNT-së: Njësia e Radioterapisë së Onkologjikut brenda vitit pajiset me akseleratorin e tretë

Drejtori i QSUNT-së: Njësia e Radioterapisë së Onkologjikut brenda vitit pajiset me akseleratorin e tretë

Njësia e Radioterapisë në Shërbimin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të pajiset brenda këtij viti me akseleratorin e tretë. Ky investim do të ulë ndjeshëm kohën e pritjes, do të rrisë kapacitetin e trajtimit dhe do të mundësojë përdorimin e teknologjive më moderne të radioterapisë. Drejtori i përgjithshëm i QSUNT, Florenc Spaho, i shoqëruar nga drejtoresha e Shërbimit Onkologjik Silvana Çeliku, vizitoi këtë fundjavë ambientet e Shërbimit Onkologjik ku u takua edhe me qytetarët duke u njohur më nga afër me problematikat e tyre. Ai kërkoi nga stafi mjekësor që të kenë prioritet pacientët nga rrethet dhe të mos presin në radhë. “Unë kam 6 vjet që kurohem në këtë spital. Gatishmëria e mjekëve ka qenë në mënyrë superiore që nga Drejtoresha....