Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik! Cilët janë faktorët ndikues?

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik! Cilët janë faktorët ndikues?

Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT. Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025. Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore. Në muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025. Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet...