Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

Protestat në Serbi/ Studentët nisin grumbullimet, Vuçiç dërgon autokolonën me makina të blinduara në Beograd! VIDEO

Në disa qytete të Serbisë, studentët dhe qytetarët kanë nisur të grumbullohen nëpër sheshe për të vijuar protestën kundër Vuçiç, sot në mbrëmje në ditën e pestë të saj. Në Novi Sad protesta është thirrur në sheshin para rektoratit me moton “Po bien mbeturinat – populli sundon”, ndërsa banorët e Nishit po mblidhen për të nisur protestën në orën 21:00 te Crveni Pevac, shkruajnë mediat serbe.  Në Novi Bečej, në veri të Serbisë, qytetarët për herë të parë kanë bërë thirrje të protestojnë para ambienteve të SNS, Partia Progresive Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç për këtë arsye një kordon policor ruan godinën. Ndërkohë Vuçiç ka dërguar një kolonë makinash policie drejt Beogradit të ri (zonë administrative e qytetit të Beogradit) ndërsa 4 studentë u ndaluan sot...