Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive: Çështje ditësh është derisa të vrasin dikë!

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive: Çështje ditësh është derisa të vrasin dikë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të sigurisë në vend pas një vale trazirash dhe dhune në disa qytete, përfshirë Valjevon, Beogradin dhe Novi Sadin. Në një mesazh dramatik, ai ka paralajmëruar “vendime të papritura” nga shteti në ditët në vijim, duke theksuar se Serbia do të përballet vendosmërisht me çdo formë të dhunës dhe terrorizmit. “Ngjarjet në Valjevo ishin të tmerrshme, pak më pak në Beograd, dhe po aq të rënda në Novi Sad. Duhet të themi të vërtetën nuk ishte protestë, ishte sulm i organizuar. Në ditët në vijim do të shihni një reagim shtetëror ndryshe nga çdo herë tjetër. Ne nuk do të lejojmë më...