Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Qendra Shëndetësore Verore e Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror
Kryeministri i vendit, Edi Rama, njofton se qendra shëndetësore pranë Kishës së Laçit, tashmë është e hapur. Lajmin e bën të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, duke ndarë pamje nga kjo qendër shëndetësore. Ky është sezoni i parë veror në të cilën është hapur kjo qendër, e se do të jetë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve të këtij vendi të shenjtë. “Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Laçit, e hapur për herë të parë këtë sezon veror, është në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huajMe staf mjekësor të përkushtuar dhe shërbim të gatshëm për çdo nevojë shëndetësore”, shkruan Rama.