Witkoff: Putini ra dakord që të lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, si një marrëveshje për…

Witkoff: Putini ra dakord që të lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, si një marrëveshje për…

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është pajtuar në samitin e zhvilluar me presidentin amerikan, Donald Trump që ta lejojë SHBA-në dhe aleatët evropianë të ofrojnë garanci të sigurisë për Ukrainën, që i ngjajnë mandatit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, në kuadër të një marrëveshjeje eventuale për përfundim të luftës. “Kemi arritur të fitojmë këtë koncesion, që SHBA-ja të ofrojë mbrojtje të modelit të Artikullit 5, i cili është ndër arsyet kryesore pse Ukraina dëshiron të jetë pjesë e NATO-s”, ka thënë ai për rrjetin televiziv amerikan CNN. Neni 5 i NATO-s është themeli i aleancës që parasheh se një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të saj do...