Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në Zogaj, në fshatin e gurtë të njerëzve të Liqenit, atje ku pamja deh si një magjepsje
Nga Albert Vataj Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në mediat sociale na çon në Zogaj, atje në skaj ku pluskon e kuqëlimta e perëndimit liqenor. Atje, ku në verë Liqeni mbërrin deri te varkat dhe rrjetat, dhe në dimër shkumëzon zoritshim, duke e bërë më të thellë blunë e Liqenit të Shkodrës dhe më cingëritës erën që fishkëllen.Dhe ja ku jemi në Zogajn mistike, që fle dhe zgjohet më simfoni valësh. Na çon kjo video atje ku fshati struket në pjerrësinë e Taraboshit, ku mali i jep dorën liqenit dhe ku jeta merr frymë mes gurit, ujit dhe gjelbërimit. Zogaj është porta e heshtur e Shkodrës drejt një bote tjetër, ku Liqeni i madh i Shkodrës shtrihet e zgjatet, duke e marrë...