Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pesë vatra zjarri ende aktive, por nën kontroll. Në disa zona ndërhyhet nga ajri
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 janë aktive dhe 2 janë në monitorim. Ndër vatrat aktive, në fshatin Tërnovë (Bulqizë), zjarri ka shpërthyer në pyje të dendura ku disa vatra janë ende problematike. Po ashtu, në fshatin Xeth (Fushë Arrëz), zjarri ka prekur disa fshatra dhe është mbajtur nën kontroll me ndihmën e helikopterëve dhe forcave tokësore. Në fshatin Pezë Helmës (Tiranë), zjarri është përhapur, por pas ndërhyrjes nga ajri aktualisht ka intensitet të ulët. Zjarre janë regjistruar gjithashtu në Skënderbegas (Gramsh), Kukur (Gramsh), dhe në disa zona të tjera, ku janë angazhuar forca të shumta për të mbajtur situatën nën kontroll. Përkundër kushteve të vështira dhe ndihmës nga ajri, disa vatra janë ende...