“Maqedonia është shtet i çudirave ku më e çuditshme është sjellja e politikanëve shqiptarë, të cilët ose janë idiotë, ose qyqarë…”

“Maqedonia është shtet i çudirave ku më e çuditshme është sjellja e politikanëve shqiptarë, të cilët ose janë idiotë, ose qyqarë…”

Nga Kim Mehmeti Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e shqiptarëve të këtushëm dhe nuk dihet nëse ata janë aq saç thonë për vetveten – diku mbi 40 për qind- apo aq saç duken si potencial politikë – edhe më pak se romët?! Siç është e paqartë për shembull edhe nëse ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, e që ‘certifikatën e lindjes ‘ e ndryshojnë sezonalisht,  janë pasardhës të sllavëve të jugut, apo nipër të Aleksandërit të madh dhe të ushtarëve të tij që e pushtuan Babilonin?! Maqedonia e Veriut është vend ku qytetarët e etnive të ndryshme e gënjejnë njëri tjetrin, si për shembull shqiptarët, të...