Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
RTK në `1 Song 1 Europe`, Gërvalla: Urë kulturore mes Kosovës dhe Evropës
Shteti i Kosovës është përfshirë në projektin evropian “Një këngë, një Evropë” përmes interpretimit të artistit Driton Bejta, përfshirje kjo që është mundësuar dhe realizuar nga një iniciativë e Radiotelevizionit të Kosovës. Drejtori i Televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, këtë përfshirje e ka cilësuar si një ndërthurje të veçantë mes traditës dhe modernitetit. “Përfshirja e Kosovës në projektin evropian ‘Një këngë, një Evropë’ përmes interpretimit të Driton Bejtës sjell një dimension të veçantë të ndërthurjes mes traditës dhe modernitetit,” ka deklaruar Gërvalla. Gërvalla gjithashu ka shtuar se veprën simbol të Bashkimit Evropian, “Ode to Joy”, këtë herë publiku do ta përjetojë në një formë unike përmes RTK-së. “Veprën simbol të Bashkimit Evropian, ‘Ode to Joy’, këtë herë nëpërmes RTK-së do ta përjetoni jo vetëm si...